Transmetuar më 04-02-2014, 10:07

Tiranë, 4 shkurt 2014, NOA.al- Dy vajza italiane kanë kërkuar ndihmën e policisë së komisariatit numër 2 në kryeqytet, duke denoncuar dy persona të cilat sipas tyre i kanë mbajtur pa dëshirën e tyre në një hotel.

Menjëherë nga ana e policisë u bë identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve të cilët u identifikuan si Naim Noka 43 vjeç dhe Jetmir Amlija 28 vjeç, i dënuar më parë.

Lidhur me këtë rast nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbuluar arsyet e mbajtjes me dhunë dhe pa dëshirën e tyre të dy shtetaseve italiane.

Sakaq në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vetëgjyqësi”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit