Transmetuar më 04-02-2014, 09:58

Tiranë, shkurt 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit bëri të mundur arrestimin e një të riu të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se u bë arrestimi i 32 vjeçarit Eder Dorzi, lindur dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Në ngarkim të tij autoritetet gjyqësore të Milanos në Itali kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Organizatë kriminale dhe nxitje prostitucioni”.

Mësohet se ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit