
Kanë kaluar dhjetë vjet qysh nga momenti që në 4 shkurt të vitit 2004 u krijua rrjeti social Facebook, nga studenti Mark Zuckerberg, i cili e projektoi në një nga dhomat e kampusit universitar të Harvard.
Që nga ai moment Facebook, njohu vetëm rritje dhe suksese duke u bërë rrjeti social më i përhapur në nivel botëror dhe që aktualisht përdoret nga më shumë se 1.2 miliardë njerëz në muaj.
Por për të festuar ditëlindjen e dhjetë, Facebook ka përgatitur një dhuratë për përdoruesit, ku në linkun: https://www.facebook.com/lookback, të gjithë përdoruesit mund të shohin “A Look Back”, një video të personalizuar që përfshin momentet më kuptimplota që secili ka ndarë me miqtë e tij në Facebook, qysh nga momenti i regjistrimit e deri më sot.
Lidhur me këtë përvjetor Zuckerberg është shprehur se, “Facebook ka qenë deri më tani një eksperiencë unike, jam vërtetë i lumtur që kam qenë pjesë. Është befasuese teksa shikon se si personat e përdorin për të ndërtuar një komunitet të vërtetë. Në vitet në vijim ne do të vijojmë të japim shërbimin më të mirë të mundshëm”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





