Transmetuar më 04-02-2014, 09:22

Pasuria e Nelson Mandelës vërtitet rreth 4.1 milionë dollarë. Kështu ka bërë të ditur ekzekutuesi i testamentit Dikgang Moseneke, duke deklaruar se një pjesë e pasurisë u shkon shkollave të frekuentuara nga Mandela.

Ndërkohë tre pronat e çmimit Nobel për paqen ju lanë fondacionit të familjes.

“Është dëshira ime pasi shërben si vend për të bashkuar familjen Mandela, për të qenë të bashkuar edhe pas vdekjes sime”, shkruhej në testament. Mandela i ndarë nga jeta më 5 dhjetor, ka mbi 30 fëmijë, nipër dhe mbesa, si fryt i dy martesave të tij.

Por në testament u përfshinë edhe fëmijët e gruas së tij të tretë, Graca Machel, me të cilën u martua kur ishte 80 vjeç./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit