Transmetuar më 04-02-2014, 08:57

Uashington, 4 shkurt 2014, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani nё nisje tё vizitёs sё tij nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, zhvilloi njё takim me Drejtorin Ekzekutiv tё Kёshillit Kombёtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafa.

Gjatë takimit, Presidenti shprehu vlerësimet për punën që personalisht Mustafa dhe anёtarёt e Kёshillit po bëjnё me përkushtim në dobi të çështjes shqiptare dhe theksoi rëndësinё për të pasur një diasporë të bashkuar rreth interesave kombëtare në mënyrë që proceset e integrimit të Shqipërisë, të Kosovës dhe të ndryshimit të imazhit të shqiptarëve në botë të avancohen cilësisht.

Nё vijim, Nishani bëri njё panoramë tё zhvillimeve të fundit në vend, duke vёnё nё dukje arritjet e deritanishme nё procesin e reformave, vullnetin dhe vendosmёrinё pёr ta pёrshpejtuar atё, si  dhe bёri njё pёrshkrim tё politikës së jashtme, duke u fokusuar tek angazhimet rajonale nё mbёshtetje tё paqes, e stabilitetit pёrmes politikёs sё fqinjёsisё sё mirё, dialogut e bashkёpunimit, me synim integrimin euroatlantik tё Ballkanit Perёndimor, ndёrsa pёr sfidat evropiane të vendit, u shpreh se integrimi evropian ёshtё objektiv strategjik pa alternativё pёr tё cilin ia vlen çdo pёrpjekje dhe sakrificё.

Mё tej, Kreu i Shtetit ftoi edhe njё herё investitorët nga diaspora që të vijnë në Shqipëri me investimet e tyre.

Presidenti nёnvizoi gjithashtu se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë shumë të rëndësishme, parësore, strategjike, duke shtuar, nё kёtё kontekst, se roli dhe aktiviteti i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan është i rëndësishëm në tërësinë dhe në rrjedhën pozitive të këtyre marrëdhënieve.

Nga ana e tij, Mustafa falenderoi Presidentin dhe e siguroi se Kёshilli do tё vazhdojё me pёrkushtim dhe kёmbëngulje punёn e tij nё mbёshtetje tё çёshtjeve dhe interesave tё shqiptarёve nё rajon, ndёrsa kёrkoi nga Shqipёria dhe Kosova qё t`u kushtojnё mё shumё vёmendje pёrfaqёsive tё tyre diplomatike nё Uashington dhe organizatave qё punojnё pёr tё lobuar pranё Kongresit dhe Administratёs Amerikane./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit