
Përderisa gjatë shekullit të kaluar jetëgjatësia mesatare e njerëzve u rrit deri në 20 vjet, nuk ka pse mos bëhen përpjekje konkrete që në vitet e ardhshme kjo jetëgjatësi të rritet edhe më shumë.
Me këtë ide në kokë, shkencëtarët në Google, motori më i madh i kërkimit në të gjithë botën, janë duke punuar mbi një projekt tejet ambicioz, të ndikojnë konkretisht në rritjen e jetëgjatësisë së njerëzve deri në 100 vjet.
Synimi i Google, është i qartë: Mesatarja e jetës së njeriut duhet të jetë jo më pak se 170 vjet.
Larry (Lawrence) Page, drejtor i përgjithshëm i Google, thotë se projekti quhet California Life Company, apo shkurt Calico, dhe shton se me këtë projekt Google synon që ta zgjasë jetëgjatësinë e njerëzve prej 20 deri në 100 vjet.
Kërkimet paralele
Disa kërkime tjera të rëndësishme gjatë viteve të fundit, janë munduar të arrijnë në rezultate të ngjashme, duke përfshirë edhe krimbat që i ndajnë qelizat embrionale nga plakja, dhe gjetjet tjera të rëndësishme shkencore duket se mund të na mbrojnë kundër sëmundjeve të lidhura me plakjen dhe mund të prodhohen si një ilaç i fuqishëm sintetik.
Mirëpo, shumica e iniciativave të ngjashme me Elixir Pharmaceuticals, Sirtris Pharma apo Halcyon Molecular, të cilat kanë pasur qëllim zgjatjen e jetës së njeriut janë shuar, kryesisht për shkak të pamundësisë për të gjeneruar përfitim konkret.
Google nuk heq dorë
Por me sa duket Google është kompania e cila nuk do të heq dorë lehtë, kur dihet se industria është rreth 1.6 miliardë dollarë, dhe produktet të cilat e luftojnë plakjen janë rezistente ndaj krizave ekonomike, dhe mendohet se gjithnjë kanë treg dhe kërkesë.
Drejtori i Google, Larry Page ka thënë se synimi i këtij projekti nuk është që ta luftojë një simptomë që çon në vdekje, por sëmundjen e plakjes në veçanti. Mësohet se Google nuk do të jetë kompania që do ta udhëheq projektin Calico, por që do të jetë mbështetësi kryesor i idesë, dhe për zhvillimin e saj do të jap shumë para.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





