Transmetuar më 04-02-2014, 00:23

Range Rover ka nxjerrë në treg makinën më të shtrenjtë të historisë së markës britanike Land Rover. Makina do të kushtojë plot 140 mijë sterlina dhe i drejtohet një target-grupi të caktuar personash: familjes mbretërore, VIP-ave të Hollivudit apo sportistëve më të paguar të planetit.

Makina e re që quhet Autobiography Black ka sedilje të veshura me lëkurë të shtrenjtë, ftohës shampanje dhe shumë aksesorë të tjerë.

Një zëdhënës i Land Rover tha: “Kjo makinë do të jetë Range Rover-i më i shtrenjtë dhe luksoz që është prodhuar ndonjëherë.”

Motorri V8 bën që kjo makinë të arrijë shpejtësinë 96.5 km/h në 5.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale shkon deri në 225 km/h.

Range Rover Autobiography Black u prezantua për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Dubait që u zhvillua fundvitin e kaluar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit