Transmetuar më 03-02-2014, 23:15

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, ka thënë sot se është e rëndësishme që “dyert e Bashkimit Evropian të mbesin të hapura për Turqinë”.

Ai ka bërë thirrje edhe që të hapen dy kapituj të ri të negociatave për përafrimin e Turqisë me BE-në, lajmërojnë mediet ndërkombëtare.

Steinmeier është takuar të hënën me homologun e tij tur, Ahmet Davutoglu, kurse pas takimit ka thënë se Brukseli duhet të hap kapitujt që ndërlidhen me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut.

“Kjo do të mundësonte negociata serioze për atë se çfarë gjendje është momentalisht në Turqi”, ka thënë ministri gjerman.

Negociatat për përafrimin e Turqisë me Bashkimin Evropian kanë filluar në vitin 2005, për t’u ndërprerë shumë shpejt.

Skandali i korrupsionit që ka trazuar Turqinë vitin e kaluar, vlerësohet se vetëm sa ka rrit përmbajtjen e Brukselit për të çuar procesin para me Ankaranë zyrtare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit