Transmetuar më 03-02-2014, 20:45




Një imazh kontrovers i Justin Bieberit, duke kafshuar një gjoks striptisetje ka shokuar fansat e "popstar"-it, i cili mesa duket vazhdon rënien e lirë prej popullaritetit të tij.
Ky është sinjali i fundit që 19-vjeçari ka dalë disi nga "shinat", përderisa ka guxuar të bëjë një veprim të tillë, bashkë me shokun Khalil Sharieff në një festë të fundit.
Nga një burim mësohet se striptistja në fjalë ka performuar për Biebierin dhe shokët e tij në një studio regjistruese në Los Angeles.
Natyrisht, në foton e publikuar, vetë Bieber ka dashur ta presë pjesën e kokës së saj, duke i nxjerrë hapur vetëm hiret e tjera të trupit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





