Transmetuar më 03-02-2014, 17:08

Tiranë, 3 shkurt 2014, NOA.al- Policia ka arrestuar sot shtetasin Laurent Jashollari, 24 vjeç, pasi ka bërë kallëzim të rremë në policisë.
Jashollari ka deponuar në komisariatin nr. 3 në Tiranë se është bërë preh e një grabitje për armë, në lokalin ku ai punonte, duke i grabitur një sasi të caktuar parash. Pas hetimeve të bëra gjatë 8 orëve të fundit, ka rezultuar se kallëzimi i këtij shtetasi ka qenë i rremë, pasi ai paratë i ka prishur duke luajtur në një kazino.
Pas verifikimit forcat e policisë kanë prangosur 24 vjeçarin me akuzën e kallëzimit të rremë. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





