Transmetuar më 03-02-2014, 15:42

Është vetëm 12 vjeç dhe në rrjetet sociale njihet si autori që ka shkruar një nga librat që premton të jetë nga më të shiturit, të paktën kështu pretendon autori i cili shprehet se është në gjendje që ti kuptojë femrat në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një shoku i tij i klasës shpërndau në rrjetin social Reddit, kopertinën e librit, thjesht një fletë e bardhë që mbante shkrimin e të riut.

Kjo histori ka bërë të qeshin shumë vetë, qoftë për moshën e autorit por edhe për argumentin e trajtuar prej tij.

Ndërkohë faqja që mbyll këtë pseudolibër është edhe më interesante, pasi djali pretendon se i njeh mirë femrat./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit