
Nëse shikoni mirë etiketën e një produkti estetik, mund të vini re që një pjesë e mirë e tyre janë të përbërë nga produkte bimore. Kështu që një sërë produktesh bukurie të përgatitur në kushtet e shtëpisë, mund të gjenden lehtësisht në kuzhinë. Në këtë drejtim ndihmojnë fare mirë tre produkte të cilat gjenden lehtësisht në kuzhinat tona.
Vaji i ullirit- Gjeni një vazo mesatare dhe mbusheni me vaj ulliri. Çdo mbrëmje para se të bini për të fjetur, kaloni poshtë pjesës së syve një copë pambuk të lyer me vaj, në mënyrë që të fshini çdo mbetje të tualetit. Gjithashtu vaji i ullirit është ideal edhe për hidratimin e zonës së syve si dhe ndihmon për ti ushqyer më mirë qerpikët.
Sheqeri– I ftohti, stresi dhe ekspozimi në diell mund të kontribuojnë për ta bërë lëkurën tonë të thatë dhe të acaruar. Për këtë arsye veçanërisht sa i takon duarve, përzieni pak vaj ulliri me sheqer dhe aplikoheni këtë masë në zonën ku keni lëkurën e acaruar apo të çarë. Praktikojeni këtë masë sa herë që do të keni probleme dhe do të vini re se lëkura juaj do të rigjenerohet sërish.
Mjalti- Në një shishe tip spraj hidhni mjaltë brenda dhe sprucojeni në flokët e lagur. Falë vetive ushqyese të tij, mjalti do i gjallërojë dhe do iu japë shkëlqim flokëve. Për shkak se përhapet në doza të vogla, nuk krijon aspak problem dhe shpëlahet lehtësisht./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





