
Tiranë, 3 shkurt 2014, NOA.al- Një grabitje e ndodhur në kryeqytet është denoncuar në polici, ku një person me iniciale S.L, ka kërkuar ndihmën e policisë duke deklaruar se nën kërcënim e armës i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën “Sitki Çiço”, në Tiranë ku persona të armatosur i kanë zënë pritë të dëmtuarit duke e kërcënuar me armë, duke i marrë 1 mijë euro dhe 100 mijë lekë që kishte me vete.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





