Transmetuar më 03-02-2014, 11:59

Tiranë, 3 shkurt 2014, NOA.al- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi nëpërmjet një deklarate nga Kryeministria bëri të njohura rezultatet e deritanishme të punës së task forcës, lidhur me humbjet në fushën e energjisë.
Në fjalën e tij ai theksoi se arkëtimet janë rritur krahasuar me një vit më parë, por shtoi se humbjet e vitit të kaluar në energji kanë qenë në masën 42%.
Po ashtu Peleshi tha se deri më tani janë bërë 146 kallëzime penale në Prokurori për gjithë shkeljet e konstatuara gjatë një muaji
Sipas tij gjatë muajit janar arkëtimet kanë qenë 10 milionë lekë më tepër se një vit më parë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





