Transmetuar më 03-02-2014, 11:23

Ka disa mënyra praktike të cilat mund të ndihmojnë për të vonuar shfaqjen e rrudhave, duke na ndihmuar njëkohësisht që të kemi një lëkurë të shëndetshme.

Flini sa më shumë dhe mirë– Disa persona të cilët vuajnë nga pagjumësia apo çrregullimet e gjumit shpesh janë të stresuar, dhe kanë një lëkurë të lodhur. Ndaj këshillohet që para se të bihet në gjumë të qetësoheni dhe të mbusheni me frymë thellë duke qetësuar trupin dhe shpirtin.

Shmangni shprehitë e shumta me mimikë– Mimikat e ndryshme të fytyrës dhe shprehitë që bëhen nëpërmjet saj jo rrallë krijojnë rrudha në sy, në ballë dhe në pjesën rreth buzëve. Ndaj rekomandohet që sa më pak shprehi të bëni me fytyrë, aq më vonë do t’iu shfaqen rrudhat.

Uji i ftohtë– Një rregull i cili duhet ndjekur gjithmonë për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe pa rrudha është larja e fytyrës me ujë të ftohtë. Uji i ngrohtë në fytyrë mund të ngjallë kënaqësi, por çon në humbjen e tonifikimit të saj.

Përdorimi i produkteve kundër rrudhave– Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për krem, apo për një locion të lëngshëm, e rëndësishme është që të ndihmojë për një lëkurë sa më të tonifikuar.

Pini sa më shumë ujë– Uji është miku më i mirë i lëkurës, pasi nëpërmjet tij lëkura mbahet e hidratuar dhe pastrohet nga toksinat.

Masazhoni fytyrën lehtësisht– Një rregull i rëndësishëm për të pasur një lëkurë në formë është pastrimi i saj nga tualeti para gjumit dhe masazhimi lehtësisht para se të bini për të fjetur.

Qëndroni larg diellit– Mbani gjithmonë parasysh faktin se dielli është armiku kryesor i lëkurës. Rrezet ultravioletë mund të acarojnë dhe ti shkaktojnë dëme të pariparueshme lëkurës, ndaj duhet të përdorni masa mbrojtëse në rastet kur dilni në diell.

Pozitivitet– Sjellja në raport me ciklin e jetës ndikon drejtpërdrejtë në lëkurë. Stresi dhe shqetësimet reflektohen edhe në lëkurën tonë duke na bërë që të dukemi më të vjetër nga sa jemi. Ndërkohë një sjellje sa më pozitive ndaj të tjerëve, i bënë njerëzit që të duken më të shëndetshëm dhe gazmorë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit