
Irlanda ka përgatitur surpriza të këndshme sa i takon sezonit turistik 2014. Në muajin mars do të lançohet në treg, Wild Atlantic Way, i njohur si “Route 66 i Irlandës”, ku përfshihet një itinerar rrugor prej 2500 kilometrash, për të përshkruar gjithë bregun e detit.
Gjatë kësaj rruge janë përshkuar 159 ndalesa, ku parashikohen turne të natyrës turistiko-kulturore, ku parashikohen edhe mësime të kulturës së zonës, si kërcimi tradicional apo përgatitja e bukës së zezë.
Ky itinerar i cili do të nis ditët e para të marsit mund të përshkohet me mjete private apo me autobusë të organizuar. Për shkak të peizazhit tërheqës që ofron ky projekt pritet të gjejë sukses të plotë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





