Transmetuar më 03-02-2014, 09:57

Njihet si njëra nga dietat më efikase e cila bënë që të humben pot 10 kilogramë në dy javë. Ajo njihet si dieta braziliane dhe mund të praktikohet maksimumi deri në katër javë, por kurrsesi më tepër, pasi mund të ketë efekte në shëndet.

Më poshtë gjeni regjimin ushqimor që duhet të ndiqni shtatë ditët e javës.

E hënë

Mëngjesi- Portokall, banane dhe një filxhan lëng portokalli

Zemra- Një gotë lëng portokalli dhe një copë buke të thekur

Dreka- 100 gramë peshk të zier, 100 gramë sallatë dhe perime

Darka- Njëlloj si mëngjesi

Para gjumit- Një gotë lëng portokalli, 1 copë e vogël buke e thekur

E martë

Mëngjesi- 2 vezë të ziera butë, një filxhan lëng molle

Zemra- Një copë e vogël bukë e thekur, një gotë lëng molle

Dreka- 100 gramë mishit të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe sallatë jeshile

Darka- 200 gramë peshk të zier, 2 vezë shumë të ziera, sallatë jeshile dhe bizele

Para gjumit- Një filxhan lëng molle dhe një fetë të vogël bukë të thekur

E mërkurë

Mëngjesi- Një filxhan qumësht pa yndyrë, një copë buke të thekur

Zemra- 100 gramë djathë pa yndyrë

Dreka- 100 granë oriz, 150 gramë sallatë me lakër të freskët me një limon dhe majdanoz të grirë

Darka- 100 gramë mish të zier, një mollë, 4 gjethe sallatës jeshile

Para gjumit- Një filxhan lëng molle, një fetë e vogël bukë e thekur

E enjte

Mëngjesi- Një filxhan lëng ananasi, 60 gramë ananas

Zemra- Një filxhan lëng ananasi, një copë e vogël bukë e thekur

Dreka- 100 gramë mish i zier, një copë e vogël djathë dhe një portokall

Darka- 2 patate të ziera, 150 gramë sallatë me karota të freskëta dhe pak vaj ulliri

Para gjumit- Një filxhan lëng ananasi dhe një copë bukë të thekur

E premte

Mëngjesi- Një filxhan lëng molle dhe një copë e vogël bukë e thekur

Zemra- Një mollë dhe një portokall

Dreka- 150 gramë peshk të zier, 2 karota të vogla të ziera

Darka- Një pjatë supë me perimesh, një pjatë krem supe nga kërpudhat dhe një copë e vogël buke

Para gjumit- Një gotë lëng portokalli dhe një fetë e vogël bukë e thekur

E shtunë

Mëngjesi- Një gotë lëng molle dhe një fetë bukë e thekur

Zemra- 150 gramë sallatë panxhari të zier me pak vaj ulliri

Dreka- Një pjatë supë perimesh, kërpudhash apo supë peshku dhe një fetë e vogël bukë

Darka- 100 gramë kërpudha të fërguara, 100 gramë sallatë me perime

Para gjumit- Një gotë lëng molle dhe 2 feta

E diel

Mëngjesi- Një banane dhe pak rrush të thatë

Zemra- Një gotë lëng karote dhe një fetë bukë e thekur

Dreka- 100 gramë mish i zier, 100 gramë sallatë nga lakër e freskët me qepë të bardhë dhe 1 limon

Darka- Një pjatë me perime apo supë peshku, 4 gjethe të sallatës jeshile

Para gjumit- Një gotë lëng molle dhe dy fiq të thatë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit