Transmetuar më 02-02-2014, 22:27

Marrim dhe çojmë email-e shumë herë. Disa prej nesh dhjetëra të tillë çdo ditë, disa më rrallë.

Por secilit prej nesh të paktën një herë i ka ndodhur që një email ta çojë gabimisht. Ose edhe të pendohet më vonë për email që ka dërguar. Apo ka dashur të bashkëngjisë foto ose dokumente dhe e ka harruar duke e çuar email-in tek marrësi, bosh.

Të gjitha këto probleme, fshihen me opsionin e ri që vjen nga Google Mail. Sepse Gmail, ofruesi aktualisht më i madh në botë i adresave personale të email-it, ka sjellë shërbimin e kthimit mbrapsht të email-it që keni dërguar gabimisht.

Zgjidhja që mundëson Gmail nuk është automatike dhe ajo përfshin disa hapa.

Se si të mësoni hapat drejt zgjidhjes të email-eve gabimisht të dërguar, shikoni videon në vijim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit