Transmetuar më 02-02-2014, 22:19

Një artist gay nga Rusia ka realizuar një fotografi, si përgjigje ndaj fotografisë raciste të gruas së miliarderit rus Roman Abramovich.

Alexander Kargaltsev ka bërë një fotografi, ku një mashkull me ngjyrë shihet i ulur mbi një mashkull të bardhë, si kundërpërgjigje ndaj gruas së Abramovichit, e cila kishte pozuar ulur mbi një karrige, në formë të një manekene me ngjyrë.

Bashkëshortja e Abramovichit, Dasha Zhukova kishte pozuar për revistën “Buro 24/7”.

Fotografia ishte botuar pikërisht  në ditën, kur bota kujtonte Martin Luter Kingun. Pak ditë pas publikimit të fotos dhe reagimeve të ashpra, Dasha Zhukova kërkoi ndjesë publike.

Fotoja e të dashurës së Abramoviç që po ndez debate dhe akuza të forta

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit