
Një ekspozitë popullore në Muzeumin e Historinë së Natyrës këtu në Uashington eksploron historinë e evoluimit të njeriut. Ekspozita paraqet format e paraardhësve tanë të lashtë. Artisti që bëri skulpturat e këtyre qenieve krijon një botë të afërt me Homo sapiens-in, e shekullit të 21-të.
"Ndryshimet e mjedisit, ecja me dy këmbë ndihmoi në mbijetesën e qenieve të para njerëzore…."
Pavioni i Origjinës së Njeriut tërheq shumë vizitorë. Skulpturat e derdhura në bronz të John Gurche-it tregojnë një histori të gjatë që shkon deri në gjashtë milionë vjet pas.
"Kjo është një kafkë rreth 1.75 milionë vjeçare”. Bryan Root tregon pamjet duke punuar gjatë gjithë fazave të krijimit të figurave të tij.
"Këto janë eshtra, të gjitha të gjetura në zona të Afrikës Lindore”.
John duke folur me VOA, u referohet kafkave për frymëzim.
Për kokën, Gurche fillon nga forma me plastelinë dhe pastaj i shton allçi, duke përdorur të gjitha elementet që përmban kafka.
“Praktikisht më duhet të shikoj marrëdhëniet anatomike mes indeve të forta dhe atyre të buta që i përshtaten të gjithë grupit të majmunëve dhe qenieve njerëzore afrikane”.
Gurche përpiqet të krijojë një qenie sa më të përafërt me origjinalin. Vetëm krijimi i syve është një proces prej 35 fazash.
“Po përpiqem të krijoj një pamje sa më të prekshme. Kur shikon një prej këtyre krijesave në sy, njeriu duhet të ndjehet se po shikon aty dikë. Mendoj se kjo nuk është vetëm plastelinë dhe allçi. Shpresoj që vizitorët të mos shikojnë thjesht një skulpturë të ngrirë, por një qenie që ka pak shpirt”.
Skulpturat prej bronzi në pavionin e Origjinës së Njeriut janë krijime që pasqyrojnë evolucionin e njeriut, si Homo erectus dy milionë vjet më parë, që mban një antilopë të porsa vrarë, apo dora e zgjatur e Homo heidelbergensis që na fton 200 vjet më parë në vatrën e tij, apo një Homo floresiensis që vrapon i tmerruar për t’i shpëtuar një sulmuesi 10 mijë vjet më parë.
Pastaj shikon një moment intim mes nënës Neandertale dhe foshnjës së saj 70 mijë vjet më parë.
"Kjo është një punë shumë e hollë. Rezultati është tepër i kënaqshëm”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





