Transmetuar më 02-02-2014, 22:00

Për të reduktuar ulje ngritjet e tensionit, një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar mënyrës së ushqyerjes. Një studim i publikuar në “Journal of Hypertension” tregon se për të mos pasur probleme me tensionin duhet treguar kujdes me oraret se kur hahen tre vaktet kryesore.

Kësisoj thuhet se ata që hanë një mëngjes të bollshëm kanë 30% më pak mundësi për tu prekur nga hipertensioni në raport me ata që pinë vetëm një kafe dhe nuk konsumojnë asgjë.

“Ngrënia në mënyrë sa më energjike, sa më të ekuilibruar stimulon marrjen e kalorive të duhura për organizmin. Një vakt i bollshëm në mëngjes dhe një vaktë i lehtë në darkë, shoqëruar me një gjumë të mirë është një kurë natyrale për të shmangur problemet me tensionin”, thuhet në përfundimet e studimit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit