Transmetuar më 02-02-2014, 22:01

Kompania gjermane Audi sjell konceptin më të ri,Sport Quattro me drita laser duke shkaktuar kështu bujën kryesore në panairin e veturave në Las Vegas.

Kjo veturë ngjason shumë me konceptin Sport Quattro që është prezantuar vitin e kaluar në Frankfurt.

Ajo çfarë zgjon kureshtje më shumë tek admiruesit e kësaj marke, janë dritat LED Matrix që funksionojnë me laser dhe që ndriçojnë rrugën në një distancë mbi 500 metra largësi.

E veçanta e këtyre dritave është se sadoqë janë kaq të fuqishme, në asnjë moment nuk e verbon apo pengon ngasësin e veturës tjetër që vjen nga krahu i kundërt.

Kjo veturë posedon fuqi të madhe motorike, në sajë të sistemit Twin-Turbo me 4.0 litra V8 dhe një elektromotori që në total prodhon plot 700 kuaj fuqi apo 515 KW.

Këto performanca i mundësojnë kësaj veturë të ushtrojë shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 3.7 sekonda, derisa ajo maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 305 km/h. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit