Transmetuar më 02-02-2014, 21:45

Mbështetësit e lëvizjes kundër martesave gay, zbritën sërish sot në shesh në Paris, këtë herë për të protestuar për një arsye tjetër.

Bëhet fjalë për kundërshtinë e mundësisë së ligjërimit në Francë të fekondimit për çiftet lesbike dhe homoseksualë.

“Familje dhe fëmijë, nuk dorëzohemi kurrë!”, me këto pankarta në duar manifestuesit brohoritën për të mbrojtur pikëpamjet e tyre lidhur me familjen tradicionale.

Po ashtu ata deklaruan se fëmijët e lindur nga çifte të së njëjtës gjini, janë një prishje e ekuilibrave njerëzorë të krijuara prej vitesh./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit