
Shën Valentini sapo po troket, ndaj kardiologët amerikanë kanë hartuar një listë me 10 sugjerime praktike për femrat, për ti kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të zemrës së tyre, pasi janë të ekspozuara ndaj sëmundjeve të zemrës po aq sa meshkujt.
Dashuria për të tjerët lind nga dashuria për veten, është ky parimi i sugjerimeve të “Mount Sinai hospital” me rastin e muajit dedikuar zemrës në Amerikë, që përkon me muajin shkurt, kur është edhe dita e të dashuruarve.
Në këtë listë theksohet se çdo grua mbi 20 vjeç, çdo vit duhet të njohë numrat e saj të presionit të gjakut, nivelin e kolesterolit, trigliceridet, glukozës etj.
Po ashtu rekomandohet konsumimi i frutave me ngjyra të ndryshme, perimeve dhe fibrave. Gjithashtu rekomandohet ngrënia sa më e shpeshtë e peshkut si dhe së paku 1 mollë në ditë. Ndërkohë si vakte të ndërmjetme për të ruajtur zemrën, mjekët rekomandojnë, stikat, bajamet, lajthitë apo fruta pylli. Gjithashtu këshillohet që të pihet një gotë verë në ditë.
Në këtë linjë thuhet se të bësh aktivitet fizik 30 minuta në ditë në mënyrë të moderuar dhe 75 minuta në javë intensivisht, shmang më së miri problemet e zemrës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





