
Shtatzënia rinon trupin. Kushdo që të jetë arsyeja, të bëhesh nënë mes moshës 30 dhe 40 vjeçare ka dobitë e veta.
“Mjekësia i cilëson femrat shtatzënë mbi 30 vjeç në rrezik, duke u bazuar në statistikat e sëmundjeve kronike, tensionit të lartë, diabetit etj”, shprehet Verena Schmid, autore e librit “Mamma da grande”.
Sipas autores me kalimin e viteve problemet shtohen për femrën, pasi gjatë së kaluarës së saj ajo e ka shfrytëzuar trupin përtej limitit, pa e kursyer si për saj i takon punës edhe në jetën e përditshme.
Schmid shton më tej se, “Por nëse gruaja i mban parasysh të gjitha dobësitë e saj dhe ndjek një stil jete të shëndetshëm, duke ruajtur ekuilibrat dhe pushimin e nevojshëm, atëherë shtatzënia mund të ecë pozitivisht edhe në moshën 40 vjeçare. Por shtatzënia ndez kanalet biologjikë dhe kompetencat endogjene. Gjithashtu studimet kanë treguar se prodhuesi më i madh i hormoneve në shtatzëni nuk është nëna, por fëmija me plançetën e tij. Kështu që është pikërisht bebja që mban në bark gruaja, ai që e rinon nënën dhe e bën më të bukur”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





