
Akuza tejet të rënda vijnë ndaj regjisorit dhe aktorit Woody Allen. Dylan Farrow, vajza 27 vjeçare e ish-partneres së tij Mia Farrow, tregon nëpërmjet një letre të hapur në sajtin New York Times, dhunën e pësuar prej tij kur ishte fare e vogël.
“Kur isha 7 vjeç, njerku im, Woody Allen, më kapi për dore më kërkoi që të shtrihesha dhe të luanim. Pastaj abuzoi seksualisht me mua duke më pëshpëritur se isha një vajzë e mirë, dhe se ky do të ishte sekreti ynë. Më tej më premtoi se do të shkoja me të në Paris dhe se do të bëhesha e famshme në filmat e tij. Allen është prova e gjallë se si shoqëria jon nuk arrin ti mbrojë dot viktimat e abuzimeve seksuale”, shkruan 27 vjeçarja.
Kjo nuk është hera e parë që Dylan flet për abuzime seksuale të pësuara nga njerku i saj, duke e denoncuar edhe më herët publikisht, akuza të cilat Woody i ka refuzuar gjithë kohën.
Pas trazimit të historisë mes tyre Allen dhe Mia Farrow u ndanë, ndërsa regjisori u lidh më tej me vajzën që kishte biruar, Soon Yi Previn./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





