Transmetuar më 02-02-2014, 19:04

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, mëngjesi i nesërm do të nisë me vranësira dhe shira të karakterit lokal në vend, në majat e maleve do të ketë edhe reshje të pakta dëbore.

Mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin por më të theksuara shirat paraqiten në zonat bregdetare. Parashikohet që në orët e vona të natës të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke i larguar vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa maksimalet nuk do të pësojë ndryshim të tyre. Era do të fryje mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Jugor dhe jugperëndimor, për pasojë në det dallgëzimi do të jetë 2 ballë.

Europa

Europa veriore dhe rajoni i balltikut do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, situatë kjo e ndikuar nga vendosja e masave ajrore me origjinë polare. Po ashtu me vranësira dhe shira paraqiten ishujt britanike dhe vendet mesdhetare por shirat do të jenë me intensitet të ulët.

Ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët do të jenë Europa jugperëndimore, Europa qendore si edhe ajo Lindore./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit