Transmetuar më 02-02-2014, 18:50

Një gjumë i mirë bën që të jetohet më mirë, kjo pasi gjumi zë 1/3 e jetës sonë. Për të përmirësuar raportet me gjumin, në Itali u krijua Roma Assirem (shoqëri shkencore që merret me studime dhe edukime lidhur me gjumin).

Pierluigi Innocenti, neurolog dhe President i Assirem, shprehet se 1/3 e popullsisë italiane fle keq, duke vuajtur nga ankthe gjatë natës apo pagjumësi kronike.

Po ashtu ai thekson se për shkak të gjumit të keq adoleshentët kanë rezultate të këqija në shkollë dhe janë të shpërqendruar, ndërsa drejtuesit e mjeteve të pangopur me gjumë, janë të prirur drejt aksidenteve.

Gjithashtu orët e pakta të gjumit përkeqësojnë humorin, përqendrimin dhe kapacitetin për të punuar.

Innocenti thotë se në stinën e dimrit flihet më pak dhe kjo sepse në shtëpitë tona temperaturat nuk janë asnjëherë ashtu siç këshillohet nga 18 deri në 20 gradë, duke shkaktuar jo rrallë herë probleme me frymëmarrje.

Po ashtu një rëndësi të veçantë u duhet kushtuar pijeve, ku duhen shmangur maksimalisht pijet energjike dhe kafeina veçanërisht pak orë para se të flihet. Gjithashtu duhet shmangur pirja e alkoolit dhe nikotinës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit