Transmetuar më 02-02-2014, 17:58

Shumë ushqime kanë kapacitetin për të forcuar sistemin tonë imunitar nëse hahen me rregullsi, ndaj ekspertët kanë renditur dhjetë ushqimet më të mira në këtë drejtim.

Perimet– Kanë veti të mira pastruese, dhe në varësi të ngjyrave dhe llojeve të ndryshme luftojnë tipe të ndryshme infeksionesh.

Hudhrat dhe qepa– Pastrojnë organizmin nga rritja e baktereve si dhe stimulojnë shtimin e qelizave të cilat duhen për të luftuar infeksionet. Theksohet se kush ha hudhra me rregullsi ka 46% më pak mundësi për tu prekur nga sëmundjet e stinës si gripi dhe i ftohti.

Mjalti- Është një aleat i mirë për shëndetin, pasi lufton bakteret, ndërsa cilësohet edhe si një antibiotik natyral. Këshillohet që gjatë stinës së ftohtë çdo mëngjes të hahet një lugë mjaltë i shkrirë në qumësht, pasi parandalon kollën, të ftohtin dhe dhimbjet në fyt.

Fruta– Një rëndësi të madhe kanë frutat veçanërisht ato që kanë vitaminë C dhe që forcojnë sistemin imunitar dhe organizmin. Ndërsa për forcimin e kockave rekomandohen bananet.

Bishtajat– Mes tyre përfshihen fasulet, bizelet dhe barbunjat të cilat kanë elementë që luftojnë kancerin.

Çokollata e zezë– Është një ushqim i cili nuk duhet të mungojë në regjimin tonë ushqimor, pasi luan një rol kyç ndaj infeksioneve.

Kosi– Përmirëson florën intestinale nga bakteret që e sulmojnë si dhe ndihmon funksionimin e zorrëve.

Erëzat– Piperi i kuq, kanella etj, kanë rol të rëndësishëm për aktivizimin e metabolizmit.

Kërpudhat– Kanë elementë që forcojnë sistemin imunitar si dhe luftojnë infeksionet kundër kancerit.

Çaji jeshil- Sipas disa studiuesve të Harvard University, duke pirë pesë filxhan nga ky çaj, sistemi ynë imunitar katërfishon kapacitetin e tij./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit