Transmetuar më 02-02-2014, 17:21

Elbasan, 2 shkurt 2014, NOA.al- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, më saktësisht pranë fshatit Pajovë.

Një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe ka përplasur fatalisht një motoçikletë, çka ka bërë që drejtuesi i saj të gjejë vdekjen.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se viktima është drejtuesi i motoçikletës rreth 50 vjeç, i cili ka dalë befas nga një rrugë dytësore, çka ka bërë që automjeti ta përplas fatalisht.

Lidhur me këtë rast forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur rrethanat mbi gjithë sa ka ndodhur, ndërsa është bërë e mundur që të identifikohet viktima, si Zyfer Elezi rreth 50 vjeç nga fshati Rrasë i Belshit.

Policia tha se paraprakisht hetohet dyshimi se aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së një autoveture që lëvizte nga Peqini për në drejtim të Elbasanit me motoçikletën që ishte futur me shpejtësi nga një rrugë dytësore në atë kryesore. Si pasojë  gjeti vdekjen motoçiklisti./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit