Transmetuar më 02-02-2014, 15:11

Në galerinë e fotografive bashkëngjitur shfaqet shpërthimi i kullës së Universitetit të Frankfurt në Gjermani, strukturë e ndërtuar në vitin 1972.

Gjithçka ndodhi brenda 5 sekondave, ndërsa struktura në fjalë përfshinte salla të departamentit të shkencave sociale.

Për shkatërrimin e saj u përdor 900 kilogramë eksploziv, ku gjithë operacioni i shkatërrimit u realizua me sukses.

Ndërtesa ishte plot 116 metra e lartë, ndërsa cilësohej si ndërtesa më e lartë publike në Europë e cila është shkatërruar.

Në operacionin për shkatërrimin e saj u përfshinë mijëra persona dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit