Transmetuar më 02-02-2014, 13:23

Është 44 vjeç dhe Jenifer Lopez ka një fizik për tu pasur zili nga të gjithë. Sipas saj, gjatë një interviste të dhënë, është shprehur se i gjithë sekreti është të dish të vetëpërmbahesh dhe tu thuash “jo” ëmbëlsirave.

“Nuk jam tip që e ekzagjeroj në tavolinë”, ka rrëfyer ajo për revistën Glamour, e cila i ka dedikuar këngëtares kopertinën e muajit mars.

“Ngrënia nuk më ngre moralin. Më shumë më shpërqendron. Ka disa persona që ndihen shumë mirë pasi kanë ngrënë një kupë me akullore, ndërsa mua më kthen stomakun përmbys. Kam këtë fizik falë një disipline shumë të rreptë dhe mosekzagjerimit me gjithçka”, shprehet Lopez. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit