Transmetuar më 02-02-2014, 10:38

Të gjithë puthim në mënyrë të vazhdueshme. Nëse nuk është partneri, janë të afërmit tanë, familjarët, miqtë, shokët, shoqet etj. Por a e dini se cilat janë disa nga efektet pozitive të puthjes? Nëse jo, më poshtë po ju rendisim disa prej tyre. Ju ftojmë t’i lexoni sepse janë vërtetë interesante.

Mbron zemrën- Rritja e adrenalinës në organizëm bën që zemra të pompojë më shumë gjak dhe ai të qarkullojë në mënyrë të rregullt në trup.

Mbron dhëmbët- Pështyma që prodhohet gjatë puthjes është shumë e dobishme për dhëmbët dhe ndihmon së tepërmi kundër karrieve.

Ka efektin e lifting- Kur puthim rimodelojmë fytyrën duke vënë në punë muskujt.

Ndihmon në dobësim- Kur puthim djegim nga 6 në 12 kalori.

Ndihmon në jetëgjatësi dhe lumturi- Sipas statistikave, personat që puthin më shumë jetojnë më gjatë dhe janë më të lumtur.

Qetëson mendjen- Në rastet kur jeni të shqetësuar dhe mendja juaj është duke punuar vazhdimisht dhe e përqendruar tek problemet e ndryshme që mund të keni, një puthje ka efektin e qetësimit.

Redukton stresin dhe ankthin- Nëse ndiheni të stresuar dhe në ankth mos pini një aspirinë. Shkëmbeni një puthje dhe gjithë tensioni do të zhduket. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit