
Shpesh, femrat ndihen të pasigurta për ndjenjat që mashkulli i tyre ka për to. Vallë a më do më? Kjo është dilema kryesore e shumicës prej tyre, pasi kanë kaluar një kohë relativisht të gjatë me partnerët. Për të kuptuar nëse ndjenja vazhdon të ekzistojë brenda tij, po ju japim disa sjellje, të cilat e vërtetojnë ekzistencën e dashurisë.
Të prezanton me miqtë- Do të thotë se të konsideron pjesë të tijën dhe të jep një vend të veçantë tek personat që ai i vlerëson.
Mendoni bashkë për të ardhmen- Edhe pse mund të mos flisni për fëmijë apo martesë, fakti që ai bën plane me ju, do të thotë se nuk e ka aspak problem një të ardhme bashkë dhe se ju vazhdoni t’i falni lumturi.
Të kap prej dore- Nëse rastis që të bëni xhiro bashkë dhe ju kap prej dore, sipas profesorit të psikologjisë sociale, Lubomir Lamy, kapja prej dore është një nga proceset e afrimit, gjë që i bashkon edhe më shumë dy persona në çift.
Ju lejon të keni krenarinë tuaj- Nuk ju ofendon dhe ju dëgjon deri në fund, edhe në rastet kur mendon ndryshe nga ju, sepse ju vlerëson dhe do të përballë mendimet dhe argumentet.
Të thotë se je e bukur- Edhe pse ju mund të mos jeni një nga femrat më të bukura në këtë planet, dashuria, mbi të gjitha është vizualitet. Në momente të veçanta është e rëndësishme të shprehësh mendimin që ke kundrejt personit përkrah teje.
I mungon- Nëse nuk rri dot tre ditë pa komunikuar me ju, do të thotë se i mungon dhe se jeni vërtetë e rëndësishme për të. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





