
Lezhë, 2 shkurt 2014, NOA.al- Policia e Lezhës ka vënë në pranga shtetasin Agron Picaku, i cili dyshohet të këtë lidhje me Ilir Kupën.
Sipas policisë, 38 vjeçari Picaku, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje, ka ndihmuar Kupën, duke e strehuar atë gjatë kohës që ishte në arrati. Picaku është duke u hetuar për pjesëmarrje në veprimtarinë kriminale të këtij grupi.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vepren penale “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
Ndërkaq, kujtojmë se Ilir Kupa u arratis në sulmin e bërë në fundin e muajit mars në burgun e Trikalasë në Greqi, ku mundën të dilnin 11 persona, mes tyre tetë shqiptarë, ku gjatë arratisë mbetën të plagosur dy policë.
27 vjeçari Kupa u arrestua pranë mbikalimit të Rinasit, teksa po tentonte ti fshihej policisë. Ndërkohë Ilir Kupa është parë për herë të fundit në muajin korrik në Greqi, gjatë përplasjes me armë me policinë ku mbeti i vrarë shqiptari tjetër Marjan Kola. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





