
Fakti se një i apasionuar i fotografisë mund të ketë më shumë se një aparat fotografik, nuk është ndonjë habi e madhe. por kur themi më shumë se një, jo domosdoshmërisht duhet të kemi në mendje mijëra aparate. Fotoreporteri nga Mumbai, Dilish Parekh ka një koleksion me plotë 4425 aparate.
Parekh mund të hapë tashmë një muze të vërtetë të tijin, duke qenë se në koleksion ka edhe nga ato aparate fotografike, të cilat tashmë janë pjesë e historisë si për shembull Leica 250 Reporter e vitit 1934, apo Voigtlander Bessa II e vitit 1962.
“Aparatet fotografike janë gjithë jeta ime. Nuk mund të rri pa to”, shprehet burri. Pasioni i është transmetuar Parekh nga i ati, edhe ai koleksionist, i cili i ka dhuruar koleksionin e vet me 600 aparate fotografike që Parekh e ka shumëfishuar që prej asaj kohe./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





