Transmetuar më 01-02-2014, 22:00

Kur ishte në moshën 20 vjeçare mjekët vunë në dyshim karrierën e tij si çiklist për shkak të pamundësive shëndetësore. Sot është plotë 102 vjeç dhe i ndjekur nga fansat e tij në një pistë në afërsi të Parisit, Robert Marchand ka arritur të thyejë rekordin e tij duke bërë plotë 27 kilometra.

“Jam shumë i lumtur për veten time”, u shpreh Marchand, ndërkohe që një radhë prej 300 mbështetësish e përqafonin dhe brohorisnin të gëzuar për të në pistën Saint-Quentin-en-Yvelines. “Ndihesha në formë edhe pse nisa të lodhesha nga fundi”, u shpreh ai përpara gazetarëve, pasi arriti të thyente rekordin e tij, të cilin e kishte vendosur vitin e shkuar, me dy kilometra më shumë.

Sipas tij, njeriu plaket sipas mënyrës së jetesës. “Unë kam jetuar mirë dhe kam qenë pothuajse gjithmonë shumë mirë fizikisht. Nuk kishte si të shkonte ndryshe dita e sotme”, shprehet Marchand entuziast./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit