
Të paktën 14 persona, mes të cilëve edhe studentë, kanë ngelur të vdekur nga shpërthimi i vullkanit Sinabung në veri të ishullit Sumatra, në Indonezi. Mes viktimave mësohet të jetë një gazetar dhe një mësuese.
Sipas mediave vendase, bilanci mund të rritet akoma më shumë, por për shkak të gazit helmues dhe hirit që vullkani është duke nxjerrë, operacioni i shpëtimit është ndërprerë.
“Mendojmë se mund të ketë ende persona të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe që mund të shpëtojmë, por për fat të keq nuk mund të ndërhyjmë për shkak të rrezikshmërisë së lartë të kësaj zone”, është shprehur zëdhënësi për shtyp i Mbrojtjes Civile, Sutopo Purwo Nugroho. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





