Transmetuar më 01-02-2014, 18:48

Tiranë, 1 shkurt 2014, NOA.al- “Për në Tiranë pas vizitës në Milano për investime që hapin vende pune. E mbyllëm ditën tek manifaktura Grassi për 500 vende të reja për Librazhdin”, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter kryeministri i vendit, Edi Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme dhe të sotme ai ka qenë në një vizitë në shtetin fqinj, ku është takuar me sipërmarrësit italianë në Milano.

Siç kanë raportuar mediat italiane, Rama mësohet të jetë shprehur gjatë takimit se, “Jemi gati ti mirëpresin sipërmarrësit duke u vënë në dispozicion struktura ekzistuese të cilat duhet të përmirësohen, si kapanone, baza ushtarake, të cilat do të jepen me qera për 1 euro, pavarësisht nga metrat që kanë. Këto kontrata do të zgjasin përgjithmonë”. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit