Transmetuar më 01-02-2014, 18:38

Marrëdhëniet seksuale janë shumë të rëndësishme për njerëzit, duke qenë se ato ndihmojnë qelizat të rigjenerohen dhe janë në një farë mënyrë edhe aktivitet fizik, përveç faktit shumë të rëndësishëm që ndihmojnë në riprodhimin e qenies njerëzore.

Por, ka disa veprime të cilat cilësohen si të gabuara dhe që nuk duhet të kryehen pas realizimit të aktit seksual. Ato do t’i rendisim më poshtë me nga një shpjegim përkatës.

Tymosja- Ndikon negativisht në shëndetin e partnerit, në rast se aj/ajo nuk është konsumues i rregullt.

Mos shkoni të laheni menjëherë- Për disa, është si një mënyrë për tu pastruar nga “mëkati”. Mos shkoni të laheni direkt pas aktit seksual. Shijoni njëri tjetrin dhe lëreni pak mënjanë pastërtinë në këtë çast.

Mos i zini frymën njëri-tjetrit- Gjeni një pozicion të përshtatshëm për të fjetur.

Mos i ktheni kurrë shpinën partnerit/partneres- Dukesh shumë shëmtuar dhe është me siguri hapi i parë për të nisur ndarjen në çift.

Mos qëndroni në celular- Mundohuni ta shmangni përdorimin e celularit direkt pas marrëdhënies seksuale dhe klikimeve në faqet e internetit.

Të vishesh dhe të ikësh- Është veprimi tipik që bëhet në shtëpitë e seksit. Nëse partnerja juaj nuk është e tillë për ju, pra një punonjëse seksi, atëherë mos veproni në këtë mënyrë./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit