Transmetuar më 01-02-2014, 18:22

Ky është horoskopi ditor për ditën e Diel, 2 shkurt që ju sjell Noa.al. Pozicionimi i planetëve gjatë gjysmës së parë të kësaj dite do të jetë shumë i favorshëm për të bërë udhëtime të shkurtra apo për të ecur në natyrë. Gjithashtu do të jetë një kohë shumë e përshtatshme për  të kaluar kohë me shokët apo të afërmit tuaj. Gjatë pjesës së dytë të ditës këshillohet të shmangni hipokrizinë dhe të jeni sa më të hapur kundrejt kritikave.

Dashi

Gjysma e parë e ditës do të jetë shumë produktive. Mos u sforconi së tepërmi dhe mos prisni të keni shumë vëmendje nga bashkëshorti apo partneri. Gjithsecili do të jetë I përqendruar në punët e veta.

Demi

Kjo mund të jetë një ditë ndryshe për ju. Nëse keni lindur në muajin prill, edhe vetë ju do të habiteni nga aftësitë dhe vendimet që do të merrni. Mbase do të kritikoheni nga partnerët për disa veprime në të kaluarën, por shumë shpejt do të kuptojnë që është më mirë t’i lënë pas dore pakënaqësitë.

Binjakët

Dita e sotme do të jetë shumë e mbarë për ju dhe do ta keni derën të hapur për të lundruar kudo me kuriozitetin tuaj. Në mbrëmje interesat tuaj intelektualë do të interferohen nga aspiratat romantike.

Gaforrja

Gjatë ditës së sotme, karta e fatit do të jetë aftësia juaj për të manipuluar situatat pa asnjë vështirësi dhe pa rënë në sy. Sot do të doni të bini në sy dhe të mos merrni asnjë ide apo këshillë nga të tjerët. Nuk do të keni nevojë të këshilloheni për të mësuar se si mund të largoni gjërat nga vetja.

Luani

Luanët do të mund të shijojnë këtë ditë vetëm nëse zgjidhen herët. Këshillohet të bëni disa ecje të vogla, të merrni pak ajër të pastër dhe të bisedoni me dikë që ju pëlqen. Do të jetë kohë e mirë për të bërë Pazar dhe për të blerë rroba. Shfrytëzojeni.

Virgjëresha

Virgjëresha duhet të jetë vigjilente dhe shumë e përqendruar ndaj personave të zemrës. Është një ditë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme bashkë me partnerin, të cilat do të ndikojnë martesën dhe familjen tuaj përkohësisht. Përgjithësisht, gjithçka do të shkojë mirë.

Peshorja

Do të jetë e vështirë për ju që të ruani gjatë gjithë ditës harmoninë që do të keni gjatë mëngjesit. Do të jeni më shumë të përqendruar tek ana financiare, familja apo dosa punë shtëpie, duke i lënë pas dore gjërat e tjera. Kujdes me shpenzimet, pasi gjendja financiare do të tronditet.

Akrepi

Gjatë ditës së sotme, marrëdhënia me partnerin tuaj do të jetë shumë dramatike, por kjo vetëm sa do të intensifikojë romanticitetin mes jush. Ndërveprimi me familjarët nuk do të jetë shumë produktiv. Nuk është një ditë e mirë për të shprehur idetë e reja.

Shigjetari

Do të jetë një ditë e mirë për të dalë dhe për të krijuar shoqëri të re. qëndroni larg temave të familjes. Ju nuk jeni aspak të vendosur për të krijuar familje aktualisht. Në fund të ditës do të keni një mbrëmje të këndshme nën shoqërinë e familjarëve apo njerëzve tuaj të afërm.

Bricjapi

Duhet të nisni ditën me energji sot, ose do të ndiheni shumë i lodhur dhe nuk do të mund ta shijoni atë. Në mbrëmje mundohuni të mendoni dhe veproni në të mirë të së ardhmes tuaj. Bëni një pastrim të mbetjeve të vjetra dhe shikoni se cilët mund të jenë miqtë që mund t’ju ndihmojnë për të ardhmen.

Ujori

Pjesa e parë e ditës do të jetë plotë me harmoni. Do të keni shumë ide të reja. Mos nguroni ti ndani ato me mbështetësit tuaj. Në fund të ditës do të keni një surprizë shumë të këndshme. Dikush që prisni shumë të takoni do të shfaqet pranë jush.

Peshqit

Yjet nuk do t’ju ndihmojnë shumë për të qenë produktivë gjatë kësaj dite. Përpiquni të qetësoheni larg zhurmave dhe problemeve. Në mbrëmje do t’ju vijnë energjitë dhe do të jeni në kërkim të aventurave të reja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit