
Dy arinjtë polarë do të kishin çuditur jurinë e “Kërcimit në Akull” me lëvizjet e tyre të shkëlqyera, të cilët nuk do të kishin nevojë për patina.
Kjo kafshë e bukur, balancon njërën këmbë dhe tund një putër në ajër, para se të afrohet me një arush tjetër më të vogël për t’u rrotulluar.
Imazhet u kapën nga fotografi i kafshëve të egra Steven Kazlowski, 44 vjeç, në Bernard Spit, një ishull përgjatë bregdetit Arktik në Alaskën lindore.
Kazlowski tregon se “arinjtë polar gjithmonë më kanë mrekulluar! Ata, bëjnë gjëra nga më të mahnitshmet .Pjesën më të madhe të jetës një ari polar i ri e kalon duke luajtur ! Ata kënaqen po aq shumë sa edhe njerëzit”.
Ishulli është në pronësi të disa njerëzve që e përdorin atë për peshkim, gjueti dhe kampe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





