Transmetuar më 01-02-2014, 17:17

Një ish menaxher 61 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga karabinierët në qytetin e Milanos, në shtetin fqinj, Itali. Ai akuzohet për dëmtim dhe marrëdhënie seksuale me forcë, me mbesën e tij 9 vjeçare.

Vajza i ishte lënë gjyshit në kujdestari nga e ëma. Ajo ka rrëfyer se ka parë një film porno më gjyshin, pa dëshirën e saj dhe më pas ai e ka ngacmuar.

Gjykata e Milanos ka dhënë urdhrin e arrestit për 61 vjeçarin dhe është duke kontrolluar kompjuterin e tij personal për të parë nëse gjenden gjurmë të filmave pornografikë, gjë e cila vërteton pohimin e vogëlushes, dhe më pas do të vazhdojnë hetimet. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit