Transmetuar më 01-02-2014, 17:13

Bordi i Guvernatorëve të Akademisë votoi për anulimin e këngës “Alone Yet Not Alone” me muzikë të Bruce Broughton dhe tekst të Dennis Spiegel, nominuar për kategorinë “Best Original Song”.

Vendimi erdhi pasi u zbulua se Broughton, një ish-guvernator dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv  në degën e muzikës, i kishte dërguar email, që ishin votuar për nominim për t’i bërë ata të vetëdijshëm se e kishte dorëzuar këngën e tij.

Bordi deklaroi se veprimet e Broughton bien ndesh me kodin e sjelljes së anëtarëve të Akademisë.

Në bazë të rregullave dhe rregulloreve të tyre promovuese, Academy Awards ka për qellim të sigurojë konkurrencën e çmimeve në mënyrë të drejtë dhe etike.

Bordi i Guvernatorëve mund të ndërmarrë masa korrigjuese ose të vlerësojë ndonjë dënim, për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e procesit të dhënies së çmimeve.  Akademia vendosi të mos emërojë një kandidat tjetër në kategorinë “Best Original Song”.

Ceremonia e çmimeve Academy Awards (Oscars) 2014 do të organizohet të dielën më 24 Shkurt.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit