Transmetuar më 01-02-2014, 17:05

Ky është një rast shumë mallëngjyes dhe një gjest human që shokët e klasës dhe mësuesi i një fëmije në Iran kanë bërë.

Vogëlushi Mahan Amiri zbuloi se vuante nga një sëmundje e mistershme dhe e paidentifikuar më parë, e cila i shkaktonte rënien e flokëve. Shokët, për të shprehur solidaritet dhe për ti dhënë kurajë, kanë prerë të gjithë flokët dhe janë shndërruar në qerosë.

Ky gjest është përshëndetur edhe nga presidenti Hassan Rowhani, i cili ka dërguar një ekip të veçantë mjekësor, për të bërë një diagnozë të saktë për sëmundjen e të voglit Amiri. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit