Transmetuar më 01-02-2014, 16:56

Gjiganti gjerman i telekomunikimit “Deutsche Telekom” në katër vitet e ardhshme planifikon të investojë 1,2 miliardë euro në Greqi, njoftoi qeveria greke pas takimit me përfaqësuesit e kompanisë gjermane.
Në takim u bisedua për strategjinë për zhvillim të “Deutsche Telekom”-it, sidomos për projektet në Greqi.
Kryeministri grek, Antonis Samaras diskutoi me drejtuesit e kompanisë gjermane edhe për mundësitë për ristrukturim të kompanisë telefonike greke OTE.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





