Transmetuar më 01-02-2014, 15:53

Një fëmijë, i cili është vetëm 2 vjeç, është duke mahnitur rrjetin me aftësitë e tij si patinues. Kahlei Stone-Kelly mban veshur akoma pelenat, por është shndërruar tashmë në një fenomen të vërtetë.

Fëmija australian lëviz kudo në rrugët e Victorias me skateboard-in e tij, duke sfiduar të rinjtë dhe duke mundur të mbajë më së miri ekuilibrin.

Kahlei mësoi se si të hipë dhe të qëndrojë mbi një skateboard, kur kishte vetëm 6 muaj që kishte lindur. As nuk dinte as të ecte në atë kohë. Në fakt, ende nuk është dhe aq i zoti për të bërë akrobatësi të shumta, por mos harroni që jemi duke folur për një fëmijë 2 vjeçar.

Prindërit, mes dyshimesh të shumta janë duke e mbështetur në këtë instinkt dhe aftësi të tijën. Shpesh Kahley edhe rrëzohet në tokë, por pa qarë dhe pa bërë asnjë zhurmë, ngrihet sërish për tu argëtuar me lodrën e tij të veçantë.

Për me shumë ju ftojmë të shikoni videon. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit