Transmetuar më 01-02-2014, 15:09

Tiranë, Noa.al- Sipas MeteoAlb, një tjetër sistem vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke gjeneruar shira në të gjithë vendin. Më të theksuara shirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të Shqipërisë.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë dobësim të ndjeshëm të shirave duke i zhvendosur drejt zonave lindore, duke shfaqur në pjesën tjetër të vendit intervale me kthjellime. Orët e vona të natës do të sjellin pakësim të shirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 1 – 2 gradë rënie si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në  brigjet detare do të ketë dallgëzim 3 – 4 ballë.

Europa juglindore dhe pellgu i Mesdheut do të dominohet nga vranësira dhe reshje tëe dendura shiu, si rezultat i kalimit të një sistemi frontal drejt këtyre rajoneve. Gjithashtu prezenca e një qendre me presion të ulët atmosferik mbi Norvegji si edhe kalimit i një fronti të ftohtë atmosferik me shtrirje nga Balltiku deri në Skandinavi do të kushtëzojë në këto rajone vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore.

Me mot të kthjellët paraqitet: Europa jugperëndimore, qendrore si edhe ishujt britanikë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit