
Gjiganti i veshjeve të brendshme, American Apparel, ka provokuar përsëri në një mënyrë të re. Pas shumë të provokimeve në mënyrë të njëpasnjëshme me mënyrat dhe personazhet e përdorura për të bërë publicitetin e kësaj firme, këtë herë është një Jacky O’Shaughnessy, një 62 vjeçare, e cila është fotografuar me mbathje dhe reçipeta. Jacky ka flokët e bardha dhe është “zbuluar” në vitin 2011 në një restorant në New York.
Fotot e imazhit të ri janë postuar kudo, në rrjetin social Facebook dhe Instagram të cilat posedon firma, me diçiturën “Sensualiteti nuk ka datë skadence”.
Komentet e para në rrjetet sociale kanë qenë mjaft pozitive. “Shpresoj që një ditë të plakem në mënyrë kaq të bukur si zonja”, shkruan një kliente. “Dua të shoh modele të tjera të ngjashme”, shton një tjetër. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





