Transmetuar më 01-02-2014, 14:58

Tiranë, 1 shkurt 2014, NOA.al- Ilir Karçini ka mbërritur disa minuta më parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ndërkaq është zbardhur emri i personit që Karçini ka urdhëruar të ekzekutohet. Sipas burimeve, dyshohet se ai ka paguar për vrasjen e Piro Bares, pronar i një kompanie private.

Me të, Karçini dyshohet se ka pasur konflikte të vjetra. Para dy vjetësh u vendos ekspoloziv në automjetin e Bares. Fatmirësisht, nga shpërthimi, Bare dhe djali i tij arritën të shpëtonin. Në 12 gusht 2011 Karçini i është drejtuar Autoritetit të Konkurrencës për të marrë masa ndaj firmës së Bares.

Ndërkohë biznesmeni i gazit pritet të merret në pyetje nga policia.

Kujtojmë se arrestimi i Julian Sinanajt, i cili akuzohet nga policia si vrasës me pagesë, ka vënë në lëvizje policinë për të zbuluar personat, të cilët kanë bërë porositë dhe pagesat për ekzekutimin e rivalëve të tyre.

Pas hetimeve të para policia ka bërë të mundur sot arrestimin e një personi, i cili dyshohet se ka porositur dhe paguar për ekzekutimin e biznesmenit të hidrokarbureve nga Durrësi, të cilin ishte nisur ta ekzekutonte Julian Sinanaj, natën që u prangos nga policia.

Policia tha se personi i arrestuar është Ilir Karçini aksioner i kompanisë "PrimaGaz".

Policia tha se Julian Sinanaj në rrëfimin e tij në polici bëri të ditur se për ekzekutimin e këtij biznesmeni ishte paguar 120 mijë euro.

Gjithashtu ai ka pranuar edhe shumë ekzekutime të tjera të kryera në Shqipëri kryesisht me vënie tritoli.  e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit